Kronikë

Me 208 km/h, pa patentë me vete e 6 gjoba të papaguara, 21-vjeçarit i bllokohet 'Audi', gjobitet 80 mijë lekë dhe i hiqet patenta për 6 muaj

11 Gusht 2021, 14:11| Përditesimi: 11 Gusht 2021, 14:23

  • Share

FIER- Automjeti tip 'Audi' që drejtohej nga një 21-vjeçar është bllokuar nga Polica. Ky mjet po 'fluturonte' në Bypass-in e Fierit me shpejtësi 208 km/h.

Bëhet me dije se drejtuesi i mjetit,i identifikuar me inicialet H. M., banues në Kamëz, rezultonte me 6 gjoba të papaguara. Madje ai po qarkullonte pa lejen e drejtimit me vete.

Ndërkaq, 21-vjeçari kishte veshur me qeskë të zezë xhamin e parë të makinës. Si pasojë e këtyre konstatimeve në kundërshtim me rregullat rrugore, të riut i është bllokuar mjeti si edhe i është vendosur një gjobë prej 80 mijë lekësh. Sakaq i është bllokuar edhe leja e drejtimit me 6 muaj.

SI.E.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?