Foto ilustruese

Me 20 kg heroinë brenda valixhes në taksi, arrestohet shqiptari në Itali

15 Nëntor 2023, 10:17| Përditesimi: 15 Nëntor 2023, 10:19

  • Share

Një shqiptar është arrestuar nga policia në Taranto të Italisë ku u kap teksa mbante një valixhe me 20 kg heroinë.

Mediat e huaja shkruajnë se droga ishte e destinuar për t’u shitur në “sheshet” e trafikut të Tarantos. Ndërsa arrestimi i shqiptarit u bë në periferi të qytetit, pranë “shtëpive të bardha”.

Mësohet se shqiptari mbërriti në lagje me një taksi dhe doli prej aty me një valixhe. Pas kontrollit të bërë, u zbulua se në valixhe mbante 20 kg heroinë.

B.V/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni mesazhet që dha Rama në takimin me diasporën në Athinë?