Kronikë

Me 170 km/orë, radari 'kap' shoferin 24-vjeçar! Policia apel shoferëve: Mos 'fluturoni' në rrugë, respektoni rregullat!

14 Qershor 2021, 18:02| Përditesimi: 14 Qershor 2021, 18:11

  • Share

Policia Rrugore ka rritur ndjeshëm prezencën e efektivëve në rrugë, ndërsa bën me dije se ditën e sotme janë evidentuar disa drejtues mjetesh që qarkullonin me dyfishin e shpejtësisë së lejuar.

Me një njoftim për mediat, Policia thotë se u parandalua edhe një aksident i mundshëm, pasi një 24-vjeçar nga Korça u konstatua duke ecur në rrugën Tiranë-Elbasan me shpejtësi 170 km/orë.

Nga kontrollet parandaluese, vetëm përgjatë 2 javëve të para të muajit qershor, për këtë shkelje janë konstatuar dhe proceduar 306 drejtues automjetesh, ku 171 prej tyre u është pezulluar leja e drejtimit për shpejtësi mbi normat e lejuara, ndërsa 135 të tjerë janë proceduar për mosrregullim shpejtësi në qendrat e banuara nga 10.000-40.000 lekë të rinj.

Policia i bën apel shoferëve që të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor dhe 'të mos fluturojnë në rrugë'.

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Like: 14/06/2021 19:31

    Nuk disiplinohet trafiku me police dhe me radare primitive si ne kohen e monizmit,duhen radare elekronik qe gjobit CDO shkeles te qarkullimit rrugor ashtu si funksjonon ne BE

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Propozimi i PS, a na duhet një reformë e re anti-korrupsion?