Albin Kurti

Kosova & Rajoni

Më 17 tetor zgjedhjet lokale në Kosovë, Kurti thirrje serbëve: Mos iu nënshtroni presionit gjatë votimit

11 Tetor 2021, 16:17| Përditesimi: 11 Tetor 2021, 16:20

  • Share

Në prag të zgjedhjeve lokale në Kosovës, kryeministri Albin Kurti u ka bërë thirrje qytetarëve të komunave serbe që mos të ndikohen nga presioni gjatë votimit. Gjatë një takimi me përfaqësuesin e posaçëm të Kombeve të Bashkuara në Kosovë, Zahir Tanin, kryeministri tha se është e rëndësishme që zgjedhjet të jenë të lira.

“Duke qenë në prag të zgjedhjeve lokale, është e rëndësishme që të kemi zgjedhje të lira dhe demokratike, ku secili qytetar i Republikës voton mbi bazën e bindjeve personale”, tha Kurti.

Të gjitha komunat me shumicë serbe në Kosovë udhëhiqen nga partia Lista Serbe, e cila mbështetet edhe nga Beogradit zyrtar. Para dy ditësh, presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç u ka bërë thirrje serbëve në Kosovë që të dalin të votojnë dhe të luftojnë për të drejtat e tyre. Sipas mediave kosovare, më herët misionet e Bashkimit Evropian për vëzhgimin e zgjedhjeve kanë dalë në përfundimin se qytetarët serbë, që nuk e kanë përkrahur Listën Serbe, janë kërcënuar.

SI.E./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?