Foto ilustruese

Me 17 kg drogë në shtëpi, arrestohen 2 persona në Krujë, mes tyre një grua (EMRI)

7 Tetor 2020, 10:18| Përditesimi: 7 Tetor 2020, 10:22

  • Share

Arrestohen 2 persona në Krujë, gjatë kontrolleve për drogë dhe në mesin e të arrestuarve është edhe në një grua.

Gjatë kontrolleve në shtëpinë e dy të arrestuarve janë sekuestruar 17 kg drogë.

Në pranga ka rënë Valentina Uka 36 vjeçe, banuese në Tapizë, Krujë, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e saj, u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale rreth 3 kg lëndë narkotike cannabis sativa, 15 gr. fara bime narkotike e dyshuar cannabis sativa dhe 435 gr. lëndë narkotike e dyshuar heroinë.

Policia njofton se është arrestuar edhe B. Z., 37 vjeç, banues në fshatin Luz, Fushë Krujë, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij, u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës rreth 14 kg lëndë narkotike cannabis sativa dhe disa bimë narkotike cannabis sativa.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë, për veprën penale "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?