Kronikë

Me 167 km/h në aksin Sauk-Teg, në 5 orë 'fluturojnë' 14 patenta! Arrestohen 4 drejtues, ecnin të dehur në rrugët e Tiranës

14 Gusht 2021, 07:55| Përditesimi: 14 Gusht 2021, 07:57

  • Share

4 drejtues mjetesh janë arrestuar dhe 14 patenta janë hequr gjatë monitorimit të policisë vetëm për 5 orë në aksin Tiranë-Elbasan dhe konkretisht në Sauk-Teg , ku abuzimi me shpejtësinë është shumë e madhe nga drejtuesit e mjeteve.

Vetëm në 5 orë, policia ka hequr 14 patente pasi mjetet 'fluturonin' në rrugë me 139 km/h - 167 km/h në aksin Sauk-Teg.

Gjithashtu pas kryerjes së testit të alkoolit, janë arrestuar 4 drejtues mjetesh, të cilët janë konstatuar duke drejtuar mjetet në gjendje të dehur në rrugë të ndryshme të kryeqytetit.

Policia bën apel për drejtuesit e mjeteve që të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor për të mbrojtur jetën e tyre dhe të qytetarëve të tjerë.  

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?