‘Me 130-140 euro në muaj s’konsiderohesh i varfër’, ministrja e Financave sqaron deklaratën që bëri xhiro në rrjet

18 Mars 2022, 21:23| Përditesimi: 18 Mars 2022, 22:25

  • Share

 

Ministrja e Financave Delina Ibrahimaj ka sqaruar deklaratën e bërë një ditë më parë ku ka thënë se që një person të mos konsiderohet i varfër duhet të gjenerojë 130-140 euro. Ibrahimaj sqaroi sot deklratën duke thënë se kjo është një e dhënë e llogaritur nga INSTAT.

“Sot jemi për të folur për krizën, deklarata është një pyetje që mu bë për një tregues statistikor. Kam teknikalitet në statistika. Ne mund të flasim shumë gjatë për këtë tregues , por nuk është sot momenti për mënyrën se si INSTAT kalkulon shifrat. Sot është momenti për të folur për produktet e shportës.”, tha ajo.


Lajmi kryesor:

Rritja e çmimeve të ushqimeve, mblidhet Bordi, Ministrja e Financave: Kompanitë s'do kenë marzh fitimi! Garanci monetare për tregtarët, familjet s'do paguajnë më shumë seç duhet


SI.E.//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Propozimi i PS, a na duhet një reformë e re anti-korrupsion?