Më 11 shtator nis shkolla! Kush i bën 6 vjeç në dhjetor, futet në klasë të parë

12 Qershor 2023, 17:33| Përditesimi: 12 Qershor 2023, 17:36

  • Share

Viti I ri shkollor 2023-2024 nis më 11 shtator. Ministria e Arsimit ka miratuar strukturën e vitit shkollor 2023-2024 ku përcakton se përfundimi i shkollës do të jetë më 14 Qershor, përjashtim bëjnë vetëm maturantët për të cilët mësimi i vitit të ri shkollor do të mbyllet më herët, përkatësisht në 31 Maj të vitit 2024.

Risia në vitin e ardhshëm mësimor  është edhe mosha e nisjes së klasës së parë. Sipas ndryshimeve ligjore, një fëmijë mund të regjistrohet në klasë të parë pa mbushur 6 vjeç, por kushti është që të mbushë 6 brenda 31 Dhjetorit të atij viti kalendarik.

Nxënësit e arsimit të detyruar 9-vjeçar do të kenë dy periudha pushimesh. Periudha e parë e pushimeve do të jetë në fundvit, ndërsa periudha e dytë do të jetë në javën e parë të muajit Prill. Sipas vendimit të marrë, provimet kombëtarë të arsimit bazë do të zhvillohen ndërmjet datave 17-18 Qershor. Nxënësit do të testohen në lëndët Matematikë, Gjuhë e Huaj dhe Gjuhë Shqipe.

M.Q.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • ada: 13/06/2023 09:16

    Fillojne klasen e pare per vitin shkollor 2023-2024 te lindurit ne vitin 2017 ( 1janar-31 dhjetor ) Sic e ka europa, usa.

    Përgjigju
  • KCK: 12/06/2023 19:24

    Me kete veprim duan te rrisin sado pak regjistrimet ne klasat e para!!Per te mbuluar tkurrjen e shpopullimit..Se shpejti dhe kerricat do I regjistrojne ne gjendje civile dhe anetarsim ne parti ????☻????

    Përgjigju
    • Fatjon: 12/06/2023 20:10

      Kur do fillojn rregjistrimet pèr klas tè par

  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?