Bicikleta dhe kanabisi i sekuestruar

Me 11 kg drogë, arrestohet 35-vjeçari shqiptar në Itali! Vidhte edhe biçikleta luksoze

1 Prill, 15:42| Përditesimi: 1 Prill, 15:57

  • Share

Një punonjës i një kompanie transporti, me leje qëndrimi të vlefshme dhe pa precedentë penalë, është arrestuar nga policia për tregtim të lëndëve narkotike. Arrestimi u bë mëngjesin e natës së Pashkëve, pas një sërë raportimesh në lidhje me mallra të vjedhura.

Gjatë kontrollit në shtëpinë dhe garazhin në pronësi të shtetasit shqiptar 35-vjeçar, banues në Kazanovë, hetuesit e zbuluan dy biçikleta elektrike luksoze, njëra me vlerë 3000 euro dhe tjetra 6000 euro, të vjedhura përkatësisht javën e kaluar. Burri pranoi se i kishte blerë biçikletat nga një person i paidentifikuar.

Përveç biçikletave, në garazh u gjetën edhe 11 kg marijuanë e ndarë në 20 pako të mbyllura dhe një shumë prej 2990 euro, që dyshohet se janë rezultat i aktiviteteve të paligjshme. Personi është arrestuar në vendngjarje për posedim me qëllim të shitjes së mallrave të vjedhura.

Nisur nga faktet, Komisioneri i Policisë së Provincës së Bolzanos, Paolo Sartori, vendosi t'i heqë lejen e qëndrimit 35-vjeçarit shqiptar dhe ta dëbojë nga territori kombëtar.

Hetimet janë ende duke u zhvilluar për të identifikuar edhe persona të tjerë të përfshirë në tregtimin e lëndëve narkotike në zonën e Bolzanos. Komisioneri Sartori theksoi rëndësinë e luftimit të shpërndarjes së drogës, duke nënvizuar pasojat negative në strukturën sociale dhe sigurinë publike.

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?