Foto ilustruese

Me 10 kg kοkainë në makinë, pranga 2 të rinjve shqiptarë në Itali

3 Nëntor 2023, 07:23| Përditesimi: 3 Nëntor 2023, 09:00

  • Share

ITALI- Dy të rinj shqiptarë janë arrestuar në Itali, pasi u kapën teksa udhëtonin në makinë me 10 kilogramë kokainë.

Ata po udhëtonin me një fuoristradë drejt qytetit të Ventimiglia në veri të Italisë, e cila u ndalua për kontroll nga autoritetet italiane. Nga vëzhgimi i parë në automjet nuk u pa asgjë domethënëse, por nervozizmi i dy të rinjve ngjalli dyshime tek policët të cilët lajmëruan repartin e qenve të Guardia di Finanza.

Qeni zbuloi brenda në makinë një derë metalike të mbuluar me qilim, e pajisur edhe me një piston hidraulik për hapje, e cila mundësonte hyrjen në një ndarje të krijuar në pjesën e poshtme të makinës, ku ishin fshehur 9 pako me kokainë me peshë 10.2 kg.

Dy të rinjtë rreth të 20-ave, të cilët po mbahen në paraburgim me akuza për trafik droge.

SI.E./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?