Këshilli i Sigurimit OKB

Më 1 shtator, Shqipëria merr për herë të dytë Presidencën e Këshillit të Sigurimit në OKB

30 Gusht 2023, 17:52| Përditesimi: 30 Gusht 2023, 17:54

  • Share

Më 1 shtator, Shqipëria rimerr për hjerë të dytë Presidencën e Këshillit të Sigurimit në OKB. Lajmin e ka bërë të ditur Ministria e Punëve të Jashtme dhe për Evropën, ku konfirmoi edhe një fjalë që do të mbahet nesër nga ministrja e jashtme, Olta Xhaçka.

“Përshëndetje,

Nesër, ora 11.30 Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka, do dalë në deklaratë për median për marrjen për herë të dytë nga Shqipëria të Presidencës së Këshillit të Sigurimit më 1 shtator 2023.

Deklarata do jetë live në faqen Facebook të Ministres. Për mediat që duan të sjellin fotografët/operatorët, lutem të dërgojnë emrat sot deri më 19:30.”-thuhet në njoftim.

Nga 1 janari 2022 Shqipëria u ul si anëtare jo e përhershme e Këshillit të Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara. Më 11 qershor 2021 Shqipëria u zgjodh anëtare jo e përhershme e Këshillit të Sigurimit për periudhën 2022-2023 duke shënuar një ditë historike.

Shqipëria ishte vendi i vetëm nga ata që ishin në garë që nuk kishte qenë asnjëherë anëtare e Këshillit të Sigurimit. Shqipëria bën pjesë në Organizatën e Kombeve të Bashkuara që nga dhjetori i vitit 1955, me përfaqësues në Asamblenë e Përgjithshme. Zgjedhja në Këshillin e Sigurimit, për herë të parë pas 66 vitesh anëtarësim në OKB, përfaqëson sfidë madhore, por dhe një mundësi të shkëlqyer për Shqipërinë.

Shqipëria u paraqit si kandidaturë konsensuale e Grupit të Vendeve të Evropës Lindore. Veprimtaria e Këshillit të Sigurimit në Kombet e Bashkuara ka prioritet paqen dhe sigurinë ndërkombëtare.

G.MO/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?