Më 1 qershor hapen kopshtet e çerdhet, prindërit: Mezi po presim, shpresojmë të merren masat e duhura  (VIDEO)

23 Maj 2020, 16:22| Përditesimi: 23 Maj 2020, 16:28

  • Share

1 qershori është menduar si data për rihapjen e kopshteve dhe çerdheve. Ministria e Shëndetësisë ka nxjerrë urdhrin për miratimin e udhëzuesit të Institutit të Shëndetit Publik për masat anti-covid në këto institucione. Por çfarë mendimi kanë prindërit dhe a ndihen ata të sigurt për ti dërguar fëmijët në çerdhe dhe kopshte?

-Mezi po e presim, mezi po e presim. Po u morën masat e duhura, distanca, besoj se po. Kur ke dy fëmijë është akoma më e vështirë, një këtej, nusja andej, jemi ndarë.

-Të them të drejtën ne jemi në shtëpi dhe do ta mbajmë në shtëpi sepse nuk ja vlen, por ata që kanë nevojë për kopshte mendoj se po.

-Patjetër pse jo. Unë mendoj se kaloi, shpresojmë tani për më mirë.

-Jemi duke e menduar, ka akoma shumë për të bërë. Është një moment i vështirë për të gjithë, sidomos për prindërit me fëmijë. Ne na ka qëlluar që të jemi të dy në shtëpi, në pjesën më të madhe të kohës.

-Do t'i çojmë. Pak e vështirë të realizohet mendoj, nuk besoj se ka siguri për fëmijët.

-Jo.

-Nuk e di, do ta shohim-u shprehën disa prej prindërve.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?