‘McGoningal’, Gështenja: SPAK të nisë hetimet për Ramën! Pëllumbi: Opozita kërkon ta përdorë si kauzë për zgjedhjet e 14-majit

6 Shkurt 2023, 17:38| Përditesimi: 6 Shkurt 2023, 19:04

  • Share

Arrestimi i ish-agjentit të lartë të FBI-së Charles McGonigal në SHBA dhe lidhje me kryeministrin Edi Rama, ka përplasur në emisionin ‘Studio Live’ në Report Tv, deputetin e Partisë Demokratike Lefter Gështenja dhe deputetin Arben Pëllumbi. Deputeti i Partisë Demokratike, thotë se kreu i qeverisë është përfshirë në një aferë korruptive e shton se kreu i qeverisë duhet të ishte i pranishëm në Kuvend për të zhvilluar interpelancë me opozitën. Sipas Gështenjës, Rama duhet të kishte dhënë dorëheqjen dhe SPAK duhet të nisë hetimin penale.

‘Rasti i parë në këto 32 vite që një nga drejtuesit më të lartë të shtetit përfshihet në një aferë me një nga drejtuesit më të lartë të FBI-së. Është e papranueshme që të paktën me fakte kaq sa kanë dalë, që kryeministri Rama të mos i përgjigjet thirrjes së një deputeti për interpelancë. Është rast i paprecedentë. Ka pasur raste kur kanë deleguar interpelanca. Rasti në fjalë nuk mendoj se mund ta delegonte Rama, dhe për këtë duhet të përgjigje vet kryeministri Rama. SPAK duhet të kishte filluar një hetim penal menjëherë sapo u bë publik lajmi. Kryeministri, duhej minimalisht të jepte dorëheqjen. Emri i Ramës në dokumentet e drejtësisë citohet 14 herë.

Përballë akuzave të deputeti të opozitës, Arben Pëllumbi deputet i PS-së u shpreh për gazetarin Arbër Hitaj, se nuk rezulton se ka asnjë aktakuzë për ndonjë qytetar shqiptar në shqiptar në SHBA. Sipas Pëllumbit, opozita po krijon një kauzë politike, që ta përdorë në zgjedhjet e 14 majit.

‘Nëse thjesht kemi një publikim në një media dhe hetohet në SHBA kjo është një problem që e dimë dhe nuk ka nevojë që të bëjmë shumë zhurmë. Ne nuk kemi as akuza as aktakuzë dhe asnjë qytetar shqiptar shqiptar nuk po hetohet. Ka një zyrtar amerikan që po hetohet. Ajo që dimë nga mediat është se për atë që akuzohet ai, krahas të gjitha qeverive dhe për hir të faktit që ka pasur disa takime personale përmendte edhe kryeministrin e Shqipërisë. Opozitës do ti interesonte një kauzë që të mund të bënte një zhurmë politike të caktuar. Ne kemi sot një person të akuzuar dhe u takon atyre që po e hetojnë. Ne s’kemi çështje penale për të diskutuar këtu. Çështja e 500 mijë dollarëve është një çështje e njohur në departamentin e drejtësisë në SHBA, kjo çështje është reale, është aty ka ndodhur dhe nuk e kuptoj se duhet të lindte ky lloj. Çështja e 500 mijë dollarëve është fakt, janë paguar. Për interpelancën dukej sikur kërkohej zhurmë. Kjo çështje po kapet fort për të ndërtuar një kauzë politike që i mungon opozitës për zgjedhjet e ardhshme lokale.’- u shpreh Pëllimbi.

M.Q.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?