Mbytja e anijes me mbi 700 emigrantë në Greqi, trafikantët vranë 6 emigrantë me thikë! Të mbijetuarit: U trajtuam në kushte çnjerëzore

18 Qershor 2023, 17:46| Përditesimi: 18 Qershor 2023, 23:53

  • Share

GREQI- Detaje të rënda janë bërë me dije nga mediat e huaja nga tragjedia në brigjet greke  pas mbytjes së anijes në Pylos. Mediat e huaja raportojnë se në bord janë gjetur gjashtë persona të cilat thuhet se janë goditur me thikë. Pas incidentit të përgjakshëm, të mbijetuarit janë prononcuar për mediat greke.

Sipas informacioneve, nga deklarimet e personave të mbijetuar pranë autoriteteve portuale, masakra ka ndodhur para se të hynin në zonën greke të kërkim-shpëtimit, në ujërat territoriale ndërkombëtare. Megjithatë, nuk është e qartë nëse incidenti ka ndodhur mes trafikantëve dhe emigrantëve apo mes grupeve rivale të emigrantëve.

Regjistrimet tregojnë gjithashtu se anija fatkeqe e peshkimit, me bilancin 78 të vdekur dhe 104 të shpëtuar e mbi 500 të zhdukur, u prish pesë herë gjatë udhëtimit.

Sipas të njëjtave deklarata pranë autoriteteve portuale, në anije ka mbizotëruar “gjendja ushtarake”, ata janë trajtuar ashpër, ndërsa të mbijetuarit thonë se njëri prej trafikantëve ka ecur me shkop dhe ka rrahur emigrantët që protestonin për kushtet çnjerëzore. Siç thanë, edhe për pak ujë do  duhej të paguanin.

Nëntë trafikantët do të dalin para gjykates të hënën.

Theksohet se shkaqet e mbytjes së anijes do të hetohen nga një komitet i BE-së, i cili do të kërkojë të gjitha bisedat e regjistruara mes Qendrës së Përbashkët të Kërkim Shpëtimit me rojet e portit që veprojnë në vendngjarje, si dhe me anijet që lundrojnë aty.

Kujtojmë se në bord ka pasur rreth 700 persona, 104 prej tyre janë shpëtuar ndërsa 79 janë raportuar si të vdekur. Trupat e mbi 500 emigrantëve ende nuk janë gjetur.​​​​​​

G.MO//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni mesazhet që dha Rama në takimin me diasporën në Athinë?