Greqi/ Vrau bashkëshorten 20-vjeçare në sy të fëmijës, Babis dënohet me 27 vite burg

16 Maj 2022, 19:11| Përditesimi: 27 Maj 2022, 20:07

  • Share

Piloti grek Babis Anagnostopoulos, i cili vrau gruan e tij Caroline Crouch është dënuar me 27 vite burg e gjysmë. Anagnostopoulos, u dënua 16 vjet për vrasjen e Caroline Crouch dhe 11 vjet e gjysmë të tjera për vrasjen e qenit të tyre Roxy dhe për pengimin e drejtësisë për zbardhjen e ngjarjes, pasi e inskenoi ngjarjen sikur tre persona ishin futur për të grabitur dhe e kishin vrarë.

33-vjeçari do të vuajë vetëm 18 vite e gjysmë dënim, pasi gjykata mori parasysh kohën që ai ka kaluar në burg, si edhe punën që po kryen brenda në burg për të ulur dënimin. Ai është gjobitur gjithashtu me 21,000 Euro. Babis do të vuajë dënimin në burgun e sigurisë së lartë Korydallos, i cili konsiderohet si një nga burgjet më të ashpër në Evropë.

Babis Anagnostopoulos mbyti bashkëshorten e tij në një shtëpi në periferi të Athinës një vit më parë. Ai krijoi një skenar të “çmendur” për të kamufluar vrasjen më makabër të viteve të fundit në Greqi, duke bëre jehonë edhe në mediat ndërkombëtare. Por, në fund rezultoi se Babis e mbyti 20-vjeçarjen britanike për vdekje me një jastëk para vajzës së saj 11-muajshe në orët e para të 11 majit të kaluar.

SI.E./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?