Mbytet peshkarexha pranë ishullit të Sazanit, dyshohet se pësoi çarje! Shpëtohen dy marinarët, qëndruan rreth 20 minuta në ujë (FOTO)

28 Shkurt 2023, 12:57| Përditesimi: 28 Shkurt 2023, 14:40

  • Share

VLORË – Moti me diell ka bërë që peshkatarët të marrin varkat dhe të dalin për të peshkuar, por njëra prej tyre ka pësuar çarje dhe është përmbytur pranë ishullit të Sazanit. Kjo ka rrezikuar jetën e 2 marinarëve, të cilëve iu përmbyt varka për 10 minuta ndërsa ata qëndruan në ujë për 20-30 minuta.

Fati i tyre ishte që kishin pranë kolegët të cilët njoftuan menjëherë rojën bregdetare, e cila mbërriti menjëherë dhe iu vu në ndihmë. Nga pamjet e siguruara nga gazetari i Report Tv Armand Xhelili përmes peshkatarëve të tjerë, duket se peshkarexha është zhytur në ujë.

Ndërkohë dihet që peshkarexhat, sa herë që dalin për të peshkuar lajmërojnë në Triport dhe rojën bregdetare.

A.M.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • goni: 28/02/2023 20:12

    mos e ndotni bregun e bukur te shqiperise,,mor pisa...dilni me anije te reja...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Tragjedia në Shkodër, a duhet gratë të denoncojnë çdo formë dhune?