Ishte duke peshkuar, mbytet 22-vjeçari në lumin Mat! RENEA dhe palombarët po punojnë për nxjerrjen e trupit të viktimës

31 Maj 2023, 16:46| Përditesimi: 31 Maj 2023, 20:30

  • Share

Një ngajrje e rëndë është regjistruar këtë të mërkurë në lumin Mat. Një 22-vjeçar është mbytur në vendin e quajtur ‘Ura e Zogut’ në lumin Mat teksa ishte duke peshkuar.

Gazetari i Report Tv, Elvis Hila ka bërë me dije se viktima quhej Valentin Nikolli 22-vjeç nga Miloti. Mësohet se i riu kishte shkuar në lumë për të peshkuar me miqtë e tij dhe në një moment ishte futur për t’u larë por fatkeqësisht e mori rrjedha e ujit.  

Në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë dhe skuadra e palombarëve e Repartit Special RENEA. Ata i kanë nisur kërkimet që prej 3 orësh për trupin e viktimës.

Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po pyesin në cilësinë e personave që kanë dijeni për rrethanat e ngjarjes, shokët e tij që kanë qenë bashkë me të, me qëllim sqarimin e plotë të ngjarjes.

G.MO//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni mesazhet që dha Rama në takimin me diasporën në Athinë?