Foto ilustruese

Mbytet në Shëngjin turistja 71-vjeçare nga Kosova, viktima e 6-të në plazhet shqiptare gjatë pushimeve

15 Korrik 2020, 19:58| Përditesimi: 15 Korrik 2020, 20:09

  • Share

LEZHË- Një 71-vjeçare nga Kosova është mbytur në plazhin e Shëngjinit. Pushuesja nga Podujeva e vendit fqinj është identifikuar me iniciale Sh.L.

Sipas policisë, grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.Nuk dihen akoma detaje të reja në lidhje me mbytjen e turistes

Ajo është viktima e gjashtë e bilancit tragjik të kësaj vere në plazhet e Shqipërisë. Një 34-vjeçar është mbytur në plazhin e Shëngjinit 5 ditë më parë, ku vëllai i tij e pa gjithë skenën nga bregu dhe shoku nuk mundi që ta shpëtonte.

Një 60-vjeçare ndërroi jetë tre ditë më parë në plazhin e Durrësit. Më herët kanë ndërruar tre pushues kosovarë,  një 75-vjeçar në plazhin e Shëngjinit,  një 73-vjeçar te Shkëmbi i Kavajës dhe një 60-vjeçar në Durrës.

Komento

Komente

  • Rovena: 16/07/2020 10:06

    E shkruar ne kete menyre duket se eshte faji i Plazhit te Shengjinit.Po pse nuk shkruani qe shumica e Kosovareve qe vin ne plazh nuk din te notojne.Me vjen keq te lexoj si fjali kryesore kto fjal , si reklame negative per plazhin e Shengjinit.

    Përgjigju
  • ndoci: 16/07/2020 00:36

    NJE hale me pak....

    Përgjigju
    • Ndue: 16/07/2020 10:22

      Ndoci nese do cofje ti nje hale me pak do ishte mesiguri.

  • XXXX: 15/07/2020 22:11

    Regjistrojeni si te vdekur nga covid eshe kete se ju duhet numri.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Propozimi i PS, a na duhet një reformë e re anti-korrupsion?