Foto ilustruese

Kronikë

Mbytet në det 23-vjeçari te Gjiri i Lalëzit, polumbarët vijojnë kërkimet për gjetje e trupit të tij

17 Gusht 2021, 20:20| Përditesimi: 17 Gusht 2021, 20:46

  • Share

Një 23-vjeçar dyshohet se është mbytur në det te Gjiri i Lalëzit, pasi u fut për t'u larë. Policia bën me dije se ngjarja u regjistrua rreh orës 14:40, ku 23-vjeçari me inicialet A.S., banues në Tiranë, u fut për t'u larë, por fatkeqësisht nuk doli më i gjallë nga deti.

Trupi i tij nuk është gjetur ende, ndërsa Shërbimet e Policisë Kufitare dhe Polumbarët vijojnë kërkimet.

Sipas policisë, sot në mesditë ka pasur erë dhe dallgë, ndërsa mendohet se rrymat detare mund ta kenë zhvendosur trupin e të riut në drejtim të jugut.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?