Mbyllur nga pandemia Covid, vidhen sende me vlerë në Parlamentin Europian

1 Korrik 2020, 16:24| Përditesimi: 1 Korrik 2020, 16:25

  • Share

Duket se masat e izolimit dhe bllokimit të ndërmarra për të frenuar përhapjen e koronavirusit, u kanë lënë ‘dorë të lirë’ hajdutëve

Gjatë muajve të karantinës, zyrat e Parlamentit Europian janë plaçkitur disa herë prej këtyre të fundit.

Të paktën 50 eurodeputetëve u janë vjedhur kompjuterë, tableta dhe sende me vlerë në zyrat e tyre në Parlamentin Europian.

Sipas mediave të huaja, këto vjedhje kanë ndodhur gjatë kohës që godina ka qenë bosh.

Hajdutët kanë kontrolluar gjithashtu mes dokumenteve dhe në sirtarët e sigurisë të eurodeputetëve.

Në muajin mars, presidenti i Parlamentit David Sassoli vendosi masa të rrepta për personat jashtë parlamentit, dhe i inkurajoi eurodeputetët të punonin nga shtëpia.

Një zëdhënës i parlamentit tha se asambleja është informuar për vjedhjet dhe ka nisur një hetim për ngjarjen.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A besoni se do realizohet vota e diasporës për zgjedhjet e ardhshme?