Mbyllja te '41 bis' e imamit të vetëshpallur/ Besimtarët gati për protestë para Kryeministrisë, policia s'i lejon, shoqërohen 30 persona

25 Shtator 2020, 17:30| Përditesimi: 25 Shtator 2020, 19:28

  • Share

TIRANË- Policia e Tiranës ka shpërndarë një protestë që tentoi të mbahej përpara ambienteve të kryeministrisë ditën e sotme.

Mësohet se protestuesit ndodheshin aty në mbështetje të imamit të vetëshpallur Genc Balla, i cili ndodhet në regjimin 41 bis, për shkak se është i akuzuar për terrorizëm. Mbështetësit e tij nuk u lejuan që të vazhdonin protestën nga ana e policisë, kjo për shkak se vendi është në kohë pandemie dhe grumbullime të tilla përbëjnë rrezik në përhapjen e virusit.

Deri më tani janë shoqëruar në Komisariat 30 persona.

Genci Balla është dënuar me 17 vite burg si  kreu i grupit që rekrutonte luftëtarë nga Shqipëria drejt Sirisë. Ai ishte vendosur në regjimin “41 bis”, por u transferua me urgjencë në spitalin e burgut në gjendje të rëndë shëndetësore, pasi ishte në grevë urie

Ora 20:30
I shoqëruar për protestën përpara kryeministrisë, del nga komisariati: Ishte absurde, na arrestuan për terrorizmin

Olsi Jazexhi është një prej personave të shoqëruar në komisariat për zhvillimin protestës përpara kryeministrisë. Për Report Tv ai tha se shoqërimi i tij ishte i paligjshëm dhe me justifikimin e antiterrorit.

"Sapo jam liruar nga rajoni nr. 6 i policisë ku jam shoqëruar sot me justifikimin absurd të antiterrorit sikur planifikoja të bëja protestë të jashtëligjshme."

B.K.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Klodi: 26/09/2020 07:47

    Per fat te keq Vehabistet dhe gjithfare rrymash te islamit radikal jane perhapur ne Shqiperi sidomos kohet e fundit, kuptohet te financuar nga Arabet e jo nga Turqit as keta te fundit nuk i duan ashtu sic nuk i duan Myslimanet e vertete Shqiptare. Myslimanizmi jone duhet te mbetet i paster nga keta te devijuar dhe ekstremist. Duhet nderhyre sa nuk eshte vone, rrezikojme edhe Europen nga keta individe, jane akoma pak por po shumohen dita dites, mbulojne femrat qe i kane zili edhe vet vehabistet e Arabise, turp. Gjurmoni leket dhe keta zhduken nga territoret tona si bar i keq i mbire mes te mirit.

    Përgjigju
  • cadra pistolet: 25/09/2020 21:46

    Ata perhapin dicka shume here me te keqe se virusi; ata perhapin islamin radikal. Per keta "besimtare", qe vetem besimtare nuk jane dhe qe perbejne vecse nje pjese fare te vogel te komunitetit mysliman, vetem burgu duhet te jete streha e tyre.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?