Mbyllja e parashkollorit në Shkodër, prindërit dhe mësuesit dalin përsëri në protestë (VIDEO)

6 Nëntor 2020, 09:12| Përditesimi: 6 Nëntor 2020, 22:31

  • Share

Mbyllja e parashkollorit në shkollën "Ndoc Mazi" në qytetin e Shkodrës ka nxjerrë përsëri në protestë prindërit dhe mësuesit.

Sot ato kanë mbyllur dyert e shkollës dhe të gjithë prindërit së bashku me nxënësit kanë protestuar jo vetem duke bojkotuar mësimin por edhe duke kyçur ambientet e shkollës.

Të revoltuar ata shprehen se nuk kanë marrë asnjë sqarim nga Bashkia e Shkodrës dhe drejtoria Arsimore për mbylljen e klasës në mes të vitit shkollor.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?