Sociale

Mbyllja e kolegjit turk, deputeti i PD-së: Qeveria të bëjë transparencë për vendimin! Rezulton si një ndër 10 institucionet arsimore më të mira në vend

23 Shtator 2022, 11:38| Përditesimi: 23 Shtator 2022, 11:40

  • Share

1661947975_dashnorsula1.jpg

Deputeti i PD-së Dashnor Sula ka reaguar pas vendimit të qeverisë për të mbyllur kolegjin turk ‘Mehmet Akif’. Sula kërkon transparencë për vendimin e qeverisë, ndërsa thotë se ky kolegj rezulton tek 10 institucionet më të mira arsimore në Shqipëri. Sipas Sulës nuk ka pasur asnjë raportim për shkelje të ligjeve vendase.

‘Transparencë për Vendimin e Qeverisë që mbylli Kolegjin Turk "Mehmet Akif"!

Në ditën që Kryeministri ndodhej në Asamblenë e Përgjithshme të OKB ku një peshë të madhe në diskutim kishte agresioni i diktatorit rus në Ukrainë, në Shqipëri urdhëroi ministrat e tij që të mbyllnin një shkollë që operon në vend prej 30 vitesh.

Mbyllja e një institucioni arsimor pa transparencë në një kohë që situata në sektorin e arsimit është e rëndë, është e dyshimtë. Ju kujtoj se sipas statistikave zyrtare numri i nxënësve është ulur me 37% gjatë kohës që në krye të qeverisë është kryeministri aktual.

Nëse Kolegji Turk "Mehmet Akif" ka shkelur ligjet e shtetit shqiptar gjatë operimit në vendin tonë, atëherë duhet ti nënshtrohet masave administrative sipas rastit. Por dhe këtu ka një POR të madhe, nga një verifikim i thjeshtë në adresat zyrtare të institucioneve shtetërore ky kolegj rezulton tek 10 institucionet më të mira arsimore në Shqipëri. Nuk ka asnjë raportim për shkelje të ligjeve vendase. Përkundrazi referuar raportimeve të shumta mediatike dyshohet se urdhëri për mbylljen është një plotësim dëshire nga Kryeministri Rama ndaj Presidentit turk Erdogan. Nëse kjo do të ishte e vërtet, atëherë do ishte kërcënin serioz për vendin.

Ndaj për të shmangur çdo dyshim të arsyeshëm që mund të ngjallte urrejtje mes popujve të dy vendeve Shqipëri-Turqi, qeveria shqiptare duhet të dalë menjëherë e të bëj transparencë menjëherë për vendimin e mbylljes. Nëse kolegji turk ka shkelur ligjet shqiptare atëherë duhet të dalë Ministria e Arsimit e të thotë se cilat ligje ka shkelur. Nëse jo, atëherë qeveria duhet të mblidhet sërish e të anulojë vendimin. Shqipëria është shtet ligjor dhe s'mund të funksionojë me orekse personale.'- shkruan Sula.


Lajmi kryesor:

Mbyllja e kolegjit turk, Rama: Zbatuam ligjin, Kolegji shiti ambientin që kishte lejen për qëllime fitimi! Opozita: S’është puna jonë me kë ka probleme Erdogani


M.Q./ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?