Mbyllja e hoteleve prej pandemisë/ Flet për Report Tv, Zak Topuzi: Hoteleria me 'llampë të kuqe'! Qeveria të marrë masa si në vendet e rajonit (VIDEO)

30 Nëntor 2020, 15:02| Përditesimi: 30 Nëntor 2020, 17:01

  • Share

Ditën e sotme u njoftua se '15 katëshi' në kryeqytet ka mbyllur për herë të dytë brenda vitit dyert për klientët. Situata e krijuar nga pandemia e COVID-19 ka shkaktuar shumë humbje dhe ndaj është marrë serish ky vendim ekstrem. Ky është rasti i dytë pas mbylljes së "Hilton".

Në  lidhje me këtë në Shqipëri kanë mbyllur aktivitetin në vend, ka folur për Report Tv kryetar i Sektorit të Hoteleve në "Shoqata Shqiptare e Turizmit", Zak Topuzi.

Ai është shprehur se kjo është një periudhë shumë e rëndë për të gjithë sektorin.

"Është një situatë e e pritshme pasi pjesa më e madhe e hoteleve në Shqipëri janë në kushtet e emergjencës, janë në prag të gjendjes emergjente, kanë ndezur llampën e kuqe, pasi situata nuk ka ndërmend të përmirësohet deri në në pranverë.

Masat e marra për të rimëkëmbur këtë industri nuk janë ato të duhurat dhe sigurisht që pasojat do të jenë. Strukturat e mëdha do fillojnë gradualisht duke u mbyllur në pamundësi për të paguar taksat dhe punonjësit. Do të mbijetojnë ato që kanë mbetur me menaxhim kryesisht familjar", u shpreh z. Topuzi.

Topuzi deklaron se masat anti COVID të qeverisë kanë shtuar më shumë vështirësitë në funksionim.

"Hotelet thuajse janë të mbyllur. Me kapacitet 10% është thuajse e pamundur mbijetesa për arsye të kostove të mëdha. Taksat janë të papërballueshme. Vazhdohet të paguhet taksa e pronës, e cila nuk është hequr ende.

Me vendime qeverie janë kufizuar aktivitetet, që nga sallat e mbledhjeve, ditëlindjet, grumbullimet me jo më shumë se 10 veta. Të gjitha këto sjellin një situatë të vështirë dhe është e pamundur që industria turistike të mbijetojë në kushtet kur kufijtë janë  mbyllur dhe i vetmi furnizim janë nga Kosova dhe Maqedonia", vijoi ai.

Kryetari i Sektorit të Hoteleve në "Shoqata Shqiptare e Turizmit", Zak Topuzi, u shpreh se vendet e rajonit kanë ecur me hapa shumë të rëndësishme për të mbështetur strukturat e hotelierisë dhe turizmit.

"Vendet e rajonit kanë marrë masa të rëndësishme për ta mbajtur këtë industri në kushtet e mbijetesës, që të mos mbyllet pasi janë aset kombëtar.  Mund të marrin strategjinë e Maqedonisë së Veriut dhe Malit të Zi. Duhet të theksoj se Shqipëria është në listën e 10 vendeve të Evropës që mbahen nga turizmi.  Situata e COVID do të shkaktojë dëme të pariparushme.

Por ndryshe ka ndodhur në Shqipëri nga ajo që ka ndodhur në Mal të Zi dhe në Maqedoninë e Veriut. Ata kanë subvencionuar pagat dhe sigurimet shoqërorë deri në dhjetor, kanë shtyrë me 12 muaj kreditë ekzistuese dhe shteti ka subvencionuar interesat e kredisë, kanë dhënë kredi për likuiditet me pak kosto, kanë përdorur lehtësira fiskale, kanë falur taksat e lokaleve, kanë dhënë grante deri në 30 mijë euro për bizneset që kanë lidhje me turizmin etj", tha për Report Tv z. Topuzi.

K.T.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Flori: 30/11/2020 19:09

    Po mor po te falim taksat ty se po na ben vezen e kuqe ti topuz debili...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?