Mbylli lokalin me kyç dhe tentoi të përdhunojë një vajzë, pranga 30-vjeçarit shqiptar në Greqi

11 Prill, 09:30| Përditesimi: 11 Prill, 09:34

  • Share

Një 30 vjeçar me origjinë shqiptare ka tentuar që të përdhunojë një vajzë greke 32-vjeçare. Sipas mediave greke ngjarja ka ndodhur në një ditën e martë (9 prill) në ishullin Symi ku ajo menaxhonte një lokal.

Fillimisht shqiptari ka mbyllur lokalin me kyç dhe tentoi ta përdhunonte duke sfiduar edhe klientët që ishin ulur në tavolinat në oborr. Fatmirësisht ajo ka arritur që të njoftoj autoritetet që kanë bërë të mundur edhe kapjen e tij.

30-vjeçari pritet që paraditen e sotme të dali para Prokurorisë së Rhodos-it për akuzat e ndalimit të paligjshëm, prishjes së qetësisë në familje, tentativës për përdhunim, dhunës ndaj zyrtarëve dhe personave gjyqësorë.

Ndërsa vajza greke në një intervistë në emisionin ‘TLive’ ka thënë se shqiptari fillimisht e kishte përqafuar dhe më pas e ka puthur me forcë duke tentuar që ta përdhunojë.

Xh.K/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?