Foto ilustruese

Tjetër rast dhune në një familje në Tiranë, burri mbyllte gruan me nipërit e mbesat në banesë! I kanos me sëpatë se do i vrasë

26 Janar, 10:27| Përditesimi: 26 Janar, 12:06

  • Share

TIRANË- Një tjetër raste dhune është zbuluar në një familje në Tiranë. Kryefamiljari Riza Sallahi, 66 vjeç, kishte dhunuar bashkëshorten e tij, si edhe e kishte mbyllur atë brenda në banesë bashkë me nipërit dhe mbesat.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e djeshme, 25 janar, ku pasi u mbylli në banesë, 66-vjeçari e ka kërcënuar  bashkëshorten dhe nipërit e mbesat me sëpatë se do t’i vriste.

"U arrestua në flagrancë shtetasi Riza Sallahi, 66 vjeç, banues në Tiranë. Mbrëmjen e djeshme, rreth orës 21:30, në rrugën "Pavarësia", ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes, e ka mbyllur atë në banesë, së bashku me nipërit dhe mbesat, dhe i ka kanosur ata me mjet prerës sëpatë, që të mos lajmëronin Policinë.   

Ky është rasti i dytë në Tiranë, ku sot kur u mësua se një 35 vjeçar prej vitesh mbante të burgosur nënën, gruan dhe vajzën e mitur dhe i dhunonte fizikisht e psikologjikisht. 

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme. 

SI.E./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?