Armando Sulejmani

Mbylli gojën për atentatorët, 'Çipuri' i Vlorës mbetet në qeli, rrëzohet apeli për liri

11 Mars 2019, 16:30| Përditesimi: 11 Mars 2019, 16:32

  • Share

Gjykata e Apelit të Vlorës ka rrëzuar kërkesën për aplikimin e një mase të butë sigurie për të mbijetuarin e vetëm të atentatit te 17 Shkurtit në qytetin e Vlorës. 42-vjeçari, Armando Sulejmani do të qëndrojë në burg pasi mbrojtja nuk arriti të argumentojë ankimimin dhe nuk bindi gjykatën.

Ai akuzohet për “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municioneve” dhe dyshohet se ka qenë dhe shënjestra e atentatit për shkak të së kaluarës së tij dhe precedentëve. "Çipuri" nuk ka pranuar te jap asnjë detaj që ndihmon hetimin. Edhe pse policia e shoqëroi rreth 17 persona nuk arrit të bjerë në gjurmë të autorëve. Në vendngjarje janë gjetur 90 gëzhoja dhe dyshohet se viktimave u është ngritur pritë.

Në momentin që mbërrit^n në zonë makina e viktimave, atentatorët e kane ndjekur nga pas për disa metra dhe kur është hapur zjarr kanë ecur paralel. Viktimat Arjan Hasanaj dhe Resti Rexho nuk kane pasur mundësi reagimi. Vendi u zgjodh nga atentatorët pasi i gjithë aksi nuk ka kamera sigurie. Gjithashtu mësohet se në makinën e vrasësve e cila rezulton e vjedhur janë gjetur 3 armë automatike, por asnjë prove identifikuese.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?