Sociale

Mbyllet Shtëpia e Fëmijës në Vlorë, kujdestaret kundër: Fëmijët s'janë gati për t'u kthyer në familjet biologjike

17 Nëntor 2021, 17:30| Përditesimi: 19 Nëntor 2021, 11:57

  • Share

Shtëpia e fëmijës në Vlorë do të mbyllet në dhjetor të këtij viti, ndërsa 13 fëmijë të moshës 0-5 vjec do të detyrohen të kthehen në familjet biologjike ose do të birësohen. Me mbylljen e këtij institucioni do të dalin pa punë dhe 30 kujdestare. Qeveria shqiptare po aplikon një projekt pilot, me qëllim fuqizimin e familjeve, sipas modelit holandez.

Në shtëpinë e fëmijës së Vlorës procesi është paraprirë qysh në shtator të vitit 2019-të, ku me anë të një VKM është vendosur për të mos pranuar raste të reja në institucion.

Kujdestaret e shtëpisë së fëmijës kanë ngritur shqetësimin se fëmijët nuk janë gati për tu rikthyer në familje, pasi mund të bien sërish pre e dhunës.

“Ne kemi trajtuar fëmijë që vinin nga trauma të rënda familjare dhe rikthimi i tyre në familje do të thotë të ripërtërjetojnë të njëjtat trauma. Nuk po mendohet për fëmijët. - thonë kujdestaret të cilët kanë përmendur raste edhe të fëmijëve që vijnë nga prindër përdhunues. 

Kujdestaret kanë përmendur raste të fëmijëve që vijnë nga prindër përdhunues. 

"Forcimi i familjes bilogjike kërkon kohë, por nuk duhet të harrojmë që këta prindër kanë jetën e tyre. Ndërkohë nga data 15 që jemi lajmëruar a mund të arrihet kjo gjë kur këta prindër fillojnë nga 25 deri në 60 vjeç. A mund të arrihet kjo në 3 muaj. Fëmijët janë të lidhur prej nesh. Fëmijët stepen dhe nuk kanë lidhje me prindin e vet, kanë një traumë nga ajo familje. Janë të gjitha kushtet, ushqimi, ngrohja, por në familjet biologjike a janë këto kushte? Jemi vënë në dijeni në datën 15 të këtij muaji."-tha një punonjëse.

“Jam shumë e shqetësuar në radhë të parë për prezantimin që na u bë më 20 prill 2020 që na u tha për projekt dhe me datën 15 na u prezantua reformë, shqetësimi më i madh është i fëmijëve, që fëmijët këtu vijnë e nuk pranohen më dhe fëmijët adoptohen shumë shpejt në krahasim me vitet e tjera. Largimi i shpejtë i këtyre fëmijëve na ka shqetësuar. Këta fëmijë të zgjidhen dhe të trajtohen shumë mirë, o të bëhet qendër ditore sepse nëpër familje nuk janë këto mundësi. Përshpejtësimin e birësimit e dinë ata që na e prezantuan këtë projekt që më pas na thanë reformë. Janë fëmijë me probleme sociale."-tha një tjetër kujdestare.

I gjithë procesi është mbajtur i fshehtë dhe aktualisht askush nuk ka dijeni si do të procedohet në Janarin e vitit 2022.  Opsionet e dhëna deri tani janë për krijimin e një qendre ditore e cila pritet të votohet në këshill bashkiak ose "kujdestari alternative".

 

Kronika e ngjarjes

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?