Mbyllet raundi i fundit i regjistrimeve në universitet, 500 studentë më pak këtë vit! Braktisen shkencat ekzakte, zero regjistrime për greqisht e rusisht

19 Tetor 2023, 16:42| Përditesimi: 19 Tetor 2023, 16:54

  • Share

TIRANË- Universitetet shqiptare nuk presin më regjistrime, pasi është mbyllur dhe raundi I fundit i regjistrimeve. 500 studentë më pak se një vit më pare janë ulur në auditorët e universiteteve. Ky vit akademik uli në auditorët e universiteteve 21300 studentë. Sa i takon Universitetit të Tiranës në degën e Fizikës zyrtarisht për këtë vit akademik ka vetëm 8 studentë të regjistruar, në Kimi 5, në gjuhën spanjolle 4 regjistrime, në gjuhën greke e ruse asnjë të regjistruar dhe dega e filozofisë ka vetëm 5 studentë.

Politekniku ka 4 degë në të cilat numri i regjistrimeve nuk arrin as atë më minimalin prej 10 studentësh. Dega burime minerare ka 5 studentë, Gjeologjia 8, Gjeomjedisi 9, Inxhinieri Fizike 8 të regjistruar dhe Inxhinieri- Matematikë 9 studentë.

Ky vit akademik në Universitetin Bujqësor ka tërhequr më shumë studentë. Vetëm në programet Bioteknologji-zooveterinari dhe në degën Agromekanizëm ka zero student.

Ndërsa në Universitetin e Mjekësisë të gjitha kuotat janë ezauruar. Kreu i Rrjetit Akademik Shqiptar Arjan Xhelaj tregon se sa i takon universiteteve të rretheve programet me më pak interes janë programet duale ku dy programe të ndryshme mund të jenë kombinuar në një program të vetëm.

 “Programet duale që kanë pasur kombinime , degë arsimi , degë gjuhësie ose gjuhë  të huaja ose dhe Shkenca ekzakte.Këto kanë qenë problematike , degët që kanë qenë kombinime të programeve të ndryshme.”

REGJISTRIMET NË UNIVERSITET NDËR VITE
Viti akademik                                    Regjistrime
Viti akademik         2019                  22289 studentë
Viti akademik        2020                   21390 studentë
Viti akademik        2021                   21204 studentë
Viti akademik        2022                    21800 studentë
Viti akademik        2023                    21300 studentë

 

DEGËT ME MË PAK SE 10 STUDENTË
Fizika                                                     8 studentë
Kimia                                                     5 studentë
Gjuha Spanjolle                                    4 studentë
Gjuha Greke                                         0 regjistrime
Gjuha ruse                                           0 regjistrime
Filozofia                                               5 studentë
Gjeologjia                                            8 studentë
Gjeomjedisi                                          9 studentë
 Inxhinieri Fizike                                   8 studentë
Inxhinieri Matematika                          9 studentë
Bioteknologji-zooveterinari                 0 regjistrime
Agromekanizëm                                  0 regjistrime

SI.E.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni takimin e Ramës me shqiptarët në Athinë?