Olta Xhacka dhe pasqyrimi i votave për kandidatët e 3 partive kryesore në Bashkinë Kolonjë

Politikë

Mbyllet numërimi për kandidatët në Kolonjë, Olta Xhaçka merr 87% të votave të socialistëve kolonjarë! Flet për "Report Tv": Fitore spektakolare e PS

27 Prill 2021, 11:55| Përditesimi: 27 Prill 2021, 19:20

  • Share

Një rezultat të jashtëzakonshëm ka marrë Olta Xhaçka në zonën e saj në Kolonjë. Kandidatja për deputete e PS-së në qarkun e Korçës, Olta Xhaçka, ka marrë besimin e 87% të socialistëve të Kolonjës. Nga 3175 vota për kandidatë në listën e PS-së, Xhaçka ka marrë 2762. Në një lidhje telefonike për "Report Tv",  Xhaçka tha se kjo ishte një fitore spektakolare e PS në Kolonjë, duke shtuar se ky është rezultati është më i lartë ndonjëherë që socialistët kanë marrë në këtë zonë. Sipas Xhaçkës, mandati i tretë qeverisës për PS erdhi si rezultat edhe i punës dhe vizionit të kreut të kësaj partie, Edi Ramës.

Kolonja është e para bashki e cila publikon numrin përfundimtar të votave për kandidatët duke e mbyllur kështu me sukses procesin.

 Sa i përket partive të tjera, në PD figurat e rëndësishme të ardhura nga Tirana si Edmond Spaho dhe Ervin Salianji janë mundur nga kandidatja lokale Marjeta Halili, e cila ka marrë 1667 vota nga 1997.

Edhe në LSI është vënë re i njëjti fenomen, ku Endrit Braimllari ka marrë vetëm 25 vota nga 661.

Kujtojmë e PS shënoi super rezultat në Kolonjë në zgjedhjet e 25 prillit, duke fituar jo vetëm garën por njëherësh duke rritur ndjeshëm numrin e votave të marra krahasuar me zgjedhjet e vitit 2013 dhe 2017.

Në Kolonjë, rrethi, i dyti më i madh në vend për nga shtrirja territoriale, sipas informacioneve zyrtare pranë ZAZ 75 në qarkun e Korçës, Partia Socialiste ka marrë 53.3% të votave, përkundrejt 43% të votave të marra në zgjedhjet e përgjithshme të vitit 2013 apo 49% në zgjedhjet e 4 viteve më parë.

Partia Socialiste në zgjedhjet e 25 prillit u përfaqësua në Kolonjë nga ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhacka, e cila rikthehet në qarkun e Korçës pas dy mandateve si deputete e këtij qarku, në vitet 2009 dhe 2013.

Pasqyrimi i votave për kandidatët e 3 partive kryesore në Bashkinë Kolonjë

Ora 12:54
Mori 87% të votave të socialistëve në Kolonjë, Xhaçka për "Report Tv": Fitore spektakolare e PS! Mandati i tretë rezultat i punës dhe vizionit të Edi Ramës

Olta Xhaçka arriti një rezultat të jashtëzakonshëm në zonën e saj në Kolonjë, duke marrë 87% të votave të socialistëve. Në një lidhje telefonike për "Report Tv",  Xhaçka tha se kjo ishte një fitore spektakolare e PS në Kolonjë, ku shtoi se rezultati i arritur është më i larti ndonjëherë që socialistët kanë marrë në këtë zonë. Sipas Xhaçkës, mandati i tretë qeverisës për PS erdhi si rezultat edhe i punës dhe vizionit të kreut të kësaj partie, Edi Ramës.

"Ka qenë vërtetë një fitore spektakolare e PS në Kolonjë, por edhe në qarkun e Korçës. Veçanërisht në Kolonjë kemi marrë një rezultat që në përqindje votash që është më e larta që kemi marrë ndonjëherë në zgjedhje parlamentare dhe jam shumë krenare që përfaqësova PS në Kolonjë. Jam duke ndjekur situatën për qarkun e Korçës dhe për Shqipërinë dhe shikoj këtë trend kudo, patjetër që kandidatët kanë rolin e tyre, por pas kandidatëve është një makineri e jashtëzakonshme organizative që është PS, por edhe puna e jashtëzakonshme dhe vizioni i Edi Ramës, por edhe puna që kemi bërë gjatë këtyre 8 viteve. Unë prisja që Kolonja të na mbështeste, siç na ka mbështetur edh enë betejat e tjera elektorale. Jam shumë e prekur dhe e emocionuar për mikpritjen, është një fitore që na takon të gjithëve dhe që i takon mbi të gjithëve atyre që na mbështetën", tha Xhaçka.  

 

K.T.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • so fair, so good: 27/04/2021 17:06

    Dokument zyrtar i rezultateve ne Zgjedhjet e vitit 2017 per Bashkine e Kolonjes, ku per Partine Socialiste kane votuar 4078 kolonjare dhe per Partine Demokratike kane votuar 1417 kolonjare : http://results2017.cec.org.al/Parliamentary/Results?cs=sq-AL&r=r&rd=r14&eu=9&m=37&ps=All&vc=All ----- ndersa ne Zgjedhjet e tanishme per Partine Socialiste te drejtuar nga Olta Xhacka kane votuar 3175 kolonjare dhe per Partine Demokratike kane votuar 1997 kolonjare. Konkretisht bullizmi mashtrues dhe fluturak i ciftit Xhacka-Gaci (burri ishdeputet e biznesmen), vecanerisht brenda te gjitha radheve te Partise Socialiste, quan "fitore spektakolare" mosvotimin per Partine Socialiste te 903 kolonjareve ose 23% me pak, dhe votimin per Partine Demokratike te 580 kolonjareve, ose gati 40% me shume nga viti 2017. ----- Si duhet te ndjehen ato gra e vajza, burra e gra qe me mish e me shpirt jo vetem e ruajten rezulatin numerik te votuesve nga 2017, por arriten te sjellin votues numerikisht me shume per Partine Socialiste, qofte ne minibashki, bashki, qytet, qark, etj.?

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?