Ilir Beqaj

Politikë

Mbyllet numërimi në Shkodër, Beqaj i kërkon ndjesë socialistëve pasi nuk mori mandatin: Jam përpjekur të bëj maksimumin por s’ka mjaftuar

29 Prill 2021, 10:12| Përditesimi: 29 Prill 2021, 10:19

  • Share

Drejtuesi politik në Qarkun e Shkodrës, Ilir Beqaj i ka kërkuar ndjesë socialistëve shkodranë, pasi nuk arriti të fitojë mandatin dhe nuk do të jetë pjesë e kuvendit të ardhshëm.

Përmes një postimi në rrjetin e tij social Facebook, Beqaj i është drejtuar të gjithë banorëve të Qarkut të Shkodrës  duke i falënderuar për kontributin e tyre në procesin zgjedhor.

Ai gjeti rastin të falënderojë të gjithë kandidatëve të të gjitha subjekteve politike, 30,296 vajzave dhe djemve, grave e burrave votues të Partisë Socialiste në qarkun Shkodër, patronazhistët dhe familjen e tij.

Beqaj përgëzoi veçanërisht kandidatët fitues të Partisë Socialiste.

“Jam përpjekur të bëj maksimumin tim, por ja që nuk ka mjaftuar. Sipas zgjedhjes suaj, unë nuk do të jem në Kuvendin e ardhshëm si përfaqësues i juaji. E dëshiroja shumë të kisha privilegjin të kontribuoja edhe unë për Shkodrën.”, shkruan ish-ministri i Shëndetësisë.

Në qarkun e Shkodrës tashmë është mbyllur numërimi i kutive më fletët e votimit dhe Ilir Beqaj nuk arriti dot të fitojë mandatin.  

Partia Socialiste në këtë qark ka fituar 3 mandate dhe sipas rezultateve më i votuari është Paulin Sterkaj 7335 vota, i ndjekur më pas nga Benet Beci 6131 vota.

Ilir Beqaj i renditur i katërti në listë nuk ka mundur të marrë mandatin, pasi Stërkaj dhe Beci të renditur i 2 dhe 3 kanë marrë 2-fishin e votave të tij.

Ndërsa e para në listë është Edona Bilali e cila ka marrë 2711 vota por mund të zëvendësohet vetëm me një grua që ka më shumë vota se ajo dhe jo nga një burrë.

J.GJ./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Scutari: 29/04/2021 10:55

    PS ne Shkoder eshte inekzistente per shkak te luftes brenda llojit! Ata qe kane votuar PS ne Shkoder jane ata qe nuk kane dashur t`i japin votat regjimit Berisha! Te gjithe kandidatet e PS qe kane fituar ne Shkoder banojne ne Tirane dhe kjo eshte nje ...qe sdi si ta quaj!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?