Dinamo duke festuar fitoren

Mbyllet java e 31 e Superligës/ Tirana në ndjekje të Dinamos për 'final-four', si ndryshon lufta për mbijetesë

15 Prill, 12:52| Përditesimi: 15 Prill, 12:55

  • Share

Dinamo është rikthyer sërish në zonën ‘final-four’. Nëndetësja fitoi pastër 2-0 kundër Erzenit në javën e 32 të Superligës dhe për pasojë është ngjitur në vendin e katërt me 46 pikë, 3 më shumë se Tirana e vendit të pestë, që të shtunën fitoi 1-0 kundër Kukësit.

Ndërkohë Egnatia fitoi 2-1 supersfidën e javës kundër Partizanit. Rrogozhinasit kryesues pothuajse dominuan të gjithë ndeshjen, ndërsa Partizani reagoi vetëm në fund me Skukën, por ishte shumë pak për të shmangur humbjen. Nga ana tjetër fitorja bëri që Egnatia të rriste me 6 pikë diferencën me Vllazninë ndjekëse, ndërsa Partizani vijon në vendin e tretë me 3 pikë më pak se shkodranët.

Këta të fundit, të shtunën u mposhtën 1-2 në Loro Boriçi nga Laçi. Kurbinasit morën fitoren e dytë rradhazi në kampionat që është jetike në luftën për mbijetesë.

Po për mbijetesën Teuta mposhti 0-1 Skënderbeun, duke marrë 3 pikë që e pozicionojnë të 8 në renditje, por vetëm me 1 pikë më pak se Laçi i vendit të 7. Dy skuadrat shumë të rrezikuara për të zbritur nga Superliga janë Kukësi i vendit të fundit me 26 pikë dhe Erzeni i vendit të 9 me 31 pikë. Për sezonin e ardhshëm Elbasani dhe Bylisi në kategorinë e parë kanë siguruar matematikisht ngjitjen në Superligë.

Ne.k./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?