Kopertina e gazetës print austriake

Mbyllet gazeta print austriake më e vjetër në botë, u botua për 320 vite

28 Prill 2023, 12:49| Përditesimi: 28 Prill 2023, 12:51

  • Share

Parlamenti i Austrisë vendosi të ndërpresë botimin print të një nga gazetave më të vjetra të përditshme në botë, “Wiener Zeitung”.

Ajo  do të shndërrohet në një faqe interneti, si dhe një shkollë gazetarie dhe një agjenci përmbajtjesh për organet publike.

Pavarësisht kritikave të rënda nga artistët dhe partitë opozitare, koalicioni konservator i të gjelbërve vendosi gjithashtu që gazeta 320-vjeçare në të ardhmen do të shtypet vetëm një herë në muaj.

Gazeta u themelua në 1703 si një gazetë e quajtur Ditari i Vjenës

Aktualisht gazeta, e njohur për cilësinë e saj gazetareske dhe pikëpamjet e saj të pavarura politikisht, shet vetëm rreth 8 000 kopje në ditë dhe financohet kryesisht nga partnerët e biznesit.

G.MO/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?