Mbyllet festivali “Shpirti i Ballkanit” në Korçë, pjesëmarrës në garë ansamble nga 4 vende të ballkanit

28 Maj 2023, 20:39| Përditesimi: 28 Maj 2023, 20:47

  • Share

Edicioni i pestë i eventit më të madh artistik të mbajtur në qytetin e Korçës, “Shpirti i Ballkanit” u mbyll mbrëmjen e të shtunës. Nata përmbyllëse u organizua në teatrin Andon Zako Çajupi të Korçës dhe morën pjesë ansamble nga disa vende të Ballkanit.

Performanca e ansamblit artistik "Skënderbeu" çeli natën e dytë të këtij edicioni duke u ndjekur më pas nga ansambli i Kozanit të Greqisë, Bosnje-Hercegovina dhe Maqedonia e Veriut.

Ishin 4 shtete pjesëmarrëse këtë edicion ndërsa ndryshe nga vitet e tjera nuk kishte një festival garues, por në fund u shpërndanë për të gjitha grupet pjesëmarrëse certifikata mirënjohjeje nga organizatorët.

“Përpiqemi të mbledhim ansamblet nga i gjithë Ballkani. Synojmë ta shtojmë numrin  e grupeve pjesëmarrëse”, tha Gëzim Ali Mehmeti, valltar.

“Folklori ka tejkaluar politikën me kohë. Folklori ka bashkuar popujt jo vetëm në ballkan, por edhe më gjerë. Me rëndësi frymëzimi i brezave të rinj”,  tha Arjan Avrazi, kompozitor dhe specialist në fushën e trashëgimisë kulturore.

Ruajtja dhe promovimi i trashëgimisë kulturore, vlerave folklorike dhe bashkimi i artit të Ballkanit kanë qenë shtysa për ta kthyer tashmë këtë festival në një traditë i cili padyshim mbushi me art-dashës korçarë dhe turistë sallën e teatrit Andon Zako Çajupi në Korçë të cilët shijuan performancat të ansambleve pjesëmarrëse.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?