Mbyllet A1 News? Gazetarët në
polici për të kallëzuar Kokëdhimën

9 Nëntor 2016, 16:05| Përditesimi:

  • Share
TIRANE-Pas më pak se 5 muaj në treg ka mbyllur dyert duke lënë gazetarët në rrugë televizioni A1 News në pronësi të ish-deputetit të Partisë Socialiste, Koço Kokëdhima dhe drejtor Neritan Gjojdeshi.

Sipas burimeve të gazetës Express gjatë gjithë kësaj periudhe gazetarët i kanë marrë rrogat e tyre në dorë. Gjithashtu punonjësit nuk kanë marrë ende rrogat e dy muajve të fundit. Gjatë ditës së sotme përmes një shkrese janë njoftuar të bëjnë dorëzimet pasi televizioni do të mbyllej.

Bëhet e ditur se kjo situatë ka ardhur si pasojë e  mosmarrëveshjeve që kanë pasur bashkëpronarët e tjerë me Kokëdhimën.

Burime për Gazetën Express konfirmojnë se 15 punonjës të A1 News janë drejtuar në komisariatin numër 4 në Tiranë për të bërë kallëzim për mashtrim ndaj Koço Kokëdhimës dhe ndaj kompanisë Ballkan SH.A.

Televizioni A1 News nisi transmetimet në datën 9 korrik ndërsa gazetarët kanë punuar që prej datës 15 prill.

Ky televizon erdhi pas shkëputjes se bashkëpunimit të Kokëdhimës me Carlo Bollinon me të cilin kishin televizionin A1 report, ku me ndërprerjen e marrëdhënieve mes tyre krijuan Report Tv dhe A1 News./Tema

Redaksia Online
(Shqiptarja.com)

 

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?