Aksi Palasë-Dhërmi

Mbyllen punimet e fazës së gërmimit dhe të mbushjes në aksin Palasë-Dhërmi, rruga do të lidhë daljen e tunelit të Llogarasë me Dhërmiun

2 Qershor 2022, 08:18| Përditesimi: 2 Qershor 2022, 08:35

  • Share

VLORË- Në kantierin e rrugës Palasë-Dhërmi janë mbyllur punimet e fazës së gërmimit dhe të mbushjes përgjatë këtij aksi. Lajmin e ka bërë me dije kryeministri Edi Rama në një postim në rrjetet sociale i cili shkruan se në përfundim ky aks do të lidhë daljen e tunelit të Llogarasë me Dhërmiun, duke reduktuar trafikun dhe zhvilluar turizmin bregdetar.

‘Mirëmëngjes dhe me kantierin e rrugës Palasë-Dhërmi ku aktualisht janë mbyllur punimet e fazës së gërmimit dhe të mbushjes përgjatë të këtij aksi, që në përfundim do të lidhë daljen e tunelit të Llogarasë me Dhërmiun, duke reduktuar trafikun dhe zhvilluar turizmin bregdetar, ju uroj një ditë të bukur.’- shkruan Rama.

Kujtojmë se puna për ndërtimin e tunelit të Llogarasë nisi në nëntor të vitit të kaluar, ku kreu i qeverisë së bashku me ministren e Infrastrukurës Belinda Balluku njoftuan se ky tunelit parashikon të lidhë në shtatë minuta Orikumin dhe Palasën, si edhe do të sjellë të ardhura dhe rritje të turizmit. Tuneli është parashikuar të jetë gjashtë kilometra i gjatë dhe kosto rreth 140 milionë euro.

M.Q./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Arben: 02/06/2022 09:09

    Ja dhe rruga per oligarket shqiptare qe kane pushtuar bregdetin per te ndertuar resorte private rezidenciale po behet. Tani do ta bejne te qete rrugen nga shtepia ne tirane ne shtepine ne dhermi. Bravo, bravo qeveria dhe taksapaguesit shqiptare qe i ndihmoni hallexhinjt oligarke.

    Përgjigju
    • Lui: 02/06/2022 15:19

      C'ke Arben?! Kur ishim ne komunizem ne donim kapitalizem. Tani qe jemi ne kapitalizem duam komunizem. Ndajeni mendjen! Ekonomine ne kapitalizem e mban privati, sidomos ata qe qarkullojne me shume para. Keshtu qe ato resortet mbajne ne pune pervec personelit, edhe nje zinxhir te tere ekonomie, duke nisur nga ai bujku i thjeshte qe do i blihen prodhimet e deri tek sherbimet qe ka nevoje nje objekt te jete funksional, elektricist, kopshtar, hidraulik etj etj..

  • Sondazhi i ditës:

    A respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?