Ylber Xhahysa dhe Leonard Bashaliu

Mbyllen hetimet, shkon për gjykim çështja për Leonard Bashaliun! Vrau fqinjin pas konfliktit për gërvishtjen e makinës

7 Qershor 2022, 10:01| Përditesimi: 7 Qershor 2022, 10:05

  • Share

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan ka mbyllur hetimet për Leonard Bashaliun, i cili akuzohet për vrasjen e Ylber Xhahysës pas një konflikti për makinën.

Bashaliu akuzohet për veprat penale “Vrasjes me paramendim”, “Prishje e qetësisë publike” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”. Në përfundim të hetimeve, çështja është çuar në Gjykatën e Elbasanit që do të japë dënimin për Bashaliun.

Leonard Bashaliu është arrestuar nga policia gjyqësore e DVP Elbasan menjëherë pas ngjarjes dhe është hetuar me masën e sigurimit “Arrest në burg”. Hetimet për këtë procedim penal u kryen në bashkëpunim me DVP Elbasan dhe prokurori i çështjes është Z.Petref Asllani.

Si ndodhi vrasja

Më 8 qershor 2021 në fshatin Gjoçaj të Peqinit është vrarë Ylber Xhahysa. Autori dhe viktima kanë qenë të përfshirë në një konflikt 5 vite më parë, pasi Xhahysa i ka gërvishtur makinën Bashaliut.

Viktima dhe autori u konfliktuan fillimisht verbalisht, por që më pas degradoi edhe në përdorimin e dhunës, ku ata e goditën njëri-tjetrin me karrige e gota. Më pas Leonard Bashalliu ka nxjerrë armën duke qëlluar mbi Ylber Xhahysën dhe duke e lënë atë të vdekur.

36-vjeçari Leonard Bashaliu banues në Gjocaj, u arrestua nga uniformat e policisë disa minuta pas ngjarjes. Ndërkohë, në dëshminë e tij në Polici, ai ka deklaruar  në gjendje të rënduar psikologjike se konflikti me Xhahysën nisi pasi ai e kishte qëlluar me grusht 5 vite më parë.

Ky konflikt i vjetër mes bashkëfshatarëve dyshohet se ka çuar në hasmëri mes familjeve, ku tashmë shënohen 3 viktima.

 

 

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni mesazhet që dha Rama në takimin me diasporën në Athinë?