Mbyllen Gjykata dhe Prokuoria e Tropojës dhe zhvendosen në Kukës, shqetësimi i Guskës: Populli i thjeshtë s’ka më akses në drejtësi

2 Maj 2023, 12:42| Përditesimi: 2 Maj 2023, 13:34

  • Share

Gjykata dhe Prokuroria e Tropojës, prej ditës së sotme është zhvendosur në Kukës, duke shënuar edhe nisjen e implementimit të pjesës së dytë të hartës së re gjyqësore. Kjo nuk është pritur aspak mirë nga Dhoma e Avokatisë Kukës dhe sipas Sekretares Aurora Guska, përveç kostos së shtuar tani banorët e Tropojës nuk do të kenë akses në drejtësi por edhe zvarritje të proceseve gjyqësore të cilat sipas saj janë të pafundme.

“Jo vetëm populli i Tropojës por edhe populli dhe Hasi kanë vuajtur mungesën e gjyqtarëve. Tashmë populli i Tropojës nuk do të ketë më akses në drejtësi, për t’u bërë një kallëzim penal nuk do ketë ku t’i drejtohet Gjykatës. Qëdo të thotë se opuli i thjeshte do i duhet të bëjë tre orë rrugë. Kjo është një masakër, duke e ditur mirë që Kukësi është qarku më i varfër. Do zvarriten çështjet. S’bëhet më fjalë për afate, ne interesohemi për caktimin e datave. Populli i Tropojës nga sot s’ka më akses.- tha Aurora Guska, sekretare e Dhomës së Avokatisë Kukës.

Sipas avokates Guska, problem tjetër do të jetë edhe shkrirja e Gjykatës Administrative në Shkodër, që pritet të ndodh në muajin korrik.

“Ne si qark, për çdo çështje administrative i drejtoheshim asaj. Tani do shkojmë në Tiranë, nuk dihet fati i kërkesave të qytetarëve’- tha ajo.

Guska, ndër të tjera thotë se mos kryerja në kohë e proceseve gjyqësore ka sjelle e do sjellë në vijimësi edhe mbipopullimit në paraburgime.

Me hyrjen në fuqi të pjesës së dytë të hartës së re gjyqësore, në Gjykatën e Kukësit janë transferuar plot 139 dosje të Tropojës. Bashkë me dosjet janë zhvendosur edhe 2 gjyqtarë të Tropojës. Aktualisht Gjykata e Kukësit ka 4 gjyqtar,2 të Kukësit dhe 2 të Tropojës ndërkohë që mungojnë 3 të tjerë pasi në organikë ka 7 gjyqtarë.

G.MO//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?