Mbyllën dyer për shkak të koronavirsuit, tifozët e Juventusin irritohen me klubin

25 Shkurt 2020, 16:55| Përditesimi: 25 Shkurt 2020, 16:57

  • Share

Të dielën supertakimi i javës së 26 të Seria A mes Juventusit dhe Interit do të luhet pa praninë e tifozëve për shkak të frikës së përhapjes së koronavirusit. Ky vendim i marë nga Ministria e Sporteve në bashkpunim me atë të Shëndetësisë ka sjellë edhe irritimin e tifozëve të Juventusit, të cilët kishin prenotuar apo blerë biletat.

Kjo për shkak se bardhezinjtë kanë vendosur të mos shlyejnë tifozët për diçka të tillë. Sipas Juventusit në të tillë raste nuk parashikohet rimbursimi i tifozëve.

Ndryshe nga Juventusi, Inter për ndeshjen e së enjten në Europa League kundër Ludogorets ka vendosur për të kundërtën. Të gjithë ata tifozë që kanë blerë bileta do të rimbursohen nga klubi zikaltër.

Ne.k./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni mesazhet që dha Rama në takimin me diasporën në Athinë?