Riselda Fisha,Marsida Frashëri,Elvin Gjokaj,Gjergji Tako dhe Artan Çupi

Mbyllën dosjet pa hetime, ja 5 prokurorët që u dërguan për riedukim në Shkollën e Magjistraturës, vendimi i fundit për Gjergji Takon

9 Korrik 2022, 18:11| Përditesimi: 9 Korrik 2022, 18:26

  • Share

Ligji i Vetingut në drejtësi parashikon tre opsione vendimmarrje për fatin e gjyqtarit apo prokurorit që i nënshtrohet verifikimit: Konfirmimin në detyrë, shkarkimin nga detyra si dhe rikthimin për riedukim në Shkollën e Magjistraturës. Gjatë zbatimit të ligjit të Vetingut, Komisioni i Vetingut i shkallës bazë, ka marrë 5 vendime për dërgimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në rishkollim, kur ka konstatuar mangësi në kriterin profesional, mangësi të cilat mund të rikuperohen gjatë një trajnimi shtesë 1-vjeçar në Shkollën e Magjistraturës.

Në 16 qershor 2002, Komisioni i Vetingut vendosi të dërgonte për rishkollim në Shollën e Magjistraturës prokurorin e Tiranës, Gjergji Tako, pasi dërgonte kërkesa për gjykim pa analizë ligjore, mbyllte dosje pa kryer hetime si dhe për përdorimin e një makine pa letra. Tako, gjatë seancës dëgjimore, bëri edhe një koment epik, duke thënë se ‘brenda shkeljes jam treguar i kujdesshëm’. Në përfundim të rishkollimit dhe pas administrimit të rezultateve të arritura nga prokurori në Shkollën e Magjistraturës, KPK-ja do të përfundojë procesin e Vetingut dhe do të marrë një vendim për Gjergji Takon, duke e konfirmuar ose shkarkuar nga detyra.

Në maj 2022, Komisioni i Vetingut vendosi të dërgonte për rishkollim në Shollën e Magjistraturës edhe prokuroren e Shkodrës Marsida Frashëri, duke e pezulluar për një vit nga detyra. Në vendimin e ndërmjetëm, KPK-ja arsyeton se prokurorja ka vonuar në mënyrë të përsëritur shqyrtimin e dosjeve që ka pasur në dorë.

Në korrik të vitit 2021m Komisioni i Vetingut dërgoi për riedukim në Shkollën e Magjistraturës prokuroren e Lezhës, Riselda Fishtën, e cila u konstatua se nuk kishte kryer hetime për dhjetëra çështje penale dhe zvarriste proceset hetimore.

Në korrik të vitit 2020, Komisioni i Vetingut dërgoi për rishkollim në në Shollën e Magjistraturës prokurorin e Matit, Artan Çupi. Gjatë një vitit prokurori ndoqi kursin e trajnimit në Shkollën e Magjistraturës. Në shator të 2021, KPK-ja vendosi të konfirmonte në detyrë prokurorin, me arsyetimin se kishte përmirësuar në shkollë mangësitë profesionale që Komisioni i kishte gjetur.

Kreu i Prokurorisë së Apelit në Shkodër, Elvin Gokaj, u pezullua nga detyra me vendim të Komisionit të Vetingut në janar të vitit 2019, ndërsa u dërgua për trajnim 1-vjeçar në Shkollën e Magjistraturës. Sipas KPK-së, dosjet e Gogajt ishin me probleme dhe se nuk kishte konstatuar shkeljet dhe mangësitë e prokurorëve.

Por, anëtarja e Vetingut Xhensila Pine dhe Komisioneri Publik u shprehën se Gokaj duhej shkarkuar dhe jo të dërgohej në Shkollën e Magjistraturës. Vendimi u ankimua si nga Gokaj, i ciki kërkonte konfirmimin në detyrë, por edhe nga Komisioneri Publik, i cili kërkonte shkarkimin nga detyra. Kolegji i Apelimit i dha të drejtë prokurorit Elvin Gokaj. Kolegji rrëzoi si Komisionerin Publik, ashtu edhe Komisionin e Vetingut, duke konfirmuar në detyrë prokurorin.

SI.E.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • adriani: 09/07/2022 23:24

    Tako nuk ka bere hetime sepse i korruptuar dhe jo sepse ka mangesi profesionale. Nje shpellar i klasit 1-re.

    Përgjigju
  • Deda: 09/07/2022 22:07

    Shkurt muhabetit nuk jane per kete pune o Tiko.

    Përgjigju
  • BENI: 09/07/2022 19:08

    FUTINI NE BURG HALETE.....

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni mesazhet që dha Rama në takimin me diasporën në Athinë?