Donald Veshaj

‘Mbylla portat që s’duhet t’i kisha hapur kurrë, tani po pres të shkrihet ‘bora’, Donald Veshaj ngacmon rrjetin me deklaratën e tij

11 Prill 2022, 21:20| Përditesimi: 11 Prill 2022, 21:22

  • Share

Donald Veshaj ka zgjedhur të mos bëjë shumë deklarata pas daljes nga shtëpia e “Big Brotherit”, por së fundmi ai ka sqaruar diçka për të gjithë publikun.

Ai shpjegoi se çdo gjëje që ka thënë dhe i qëndron njësoj si në të shkuarën kur ishte në shtëpinë e famshme, duke theksuar se jetën e tij do ta trajtojë në mënyrë reale tani që “kamerat janë fikur”.

Donaldi thotë gjithashtu se ka kërkuar falje aty ku duhet dhe i ka mbyllur portat që nuk duhet t’i kishte hapur kurrë (mbase referuar Trixës).

Në fund të postimit të tij në Instagram ai ka dhënë edhe një shenjë, e cila është përfolur shumë duke iu referuar “Borës”. Donaldi shkruan se duke pritur ‘bora’ të shkrihet, do merret me art.

“Unë nuk ju njoh shume ju, por mund te them me bindje qe ju me keni njohur disi mua. Ne muajt e kaluar përpara syve tuaj kam ndare një pjese te vetes time, kam gëzuar, kam qare, kam luajtur, kam fituar e diku edhe kam gabuar. Nuk kam folur qe nga mbarimi i Big Brother sepse unë besoj qe çdo gjë qe kisha për te treguar e thashë aty me te mirat e te këqijat e mia dhe jam i lumtur për eksperiencën por i penduar për humbjen time aty, një humbje qe po mundohem ta rifitoj qe ne momentin qe dola e këtu nuk po flas për çmimin e madh. Big Brother ishte qejf dhe unë mendoj qe i mora, por dhe i dhashë maksimumin tim. E ndërkohë qe kamerat janë fikur, uroj te kuptoni e te respektoni qe tanimë kjo është jeta ime reale e si te tille dua ta trajtoj. Kam kërkuar falje aty ku duhet dhe ku meriton dhe kam mbyllur portat qe nuk duhet t’i kisha hapur kurrë. Me ndihmën e kohës dhe te diellit, uroj qe ‘bora’ të shkrihet. Deri atëherë do bej me te mirën qe artin tim ta shpreh ne format qe unë di dhe dashamirësinë qe kam marr gjithë kësaj kohe te kem mundësi te ua kthej.”, shkuan Donaldi.

J.GJ./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?