Klevis Balliu

Mbështeti ‘Foltoren’, Berisha ‘shpërblen’ Klevis Balliun, i jep post në PD

27 Qershor 2022, 20:20| Përditesimi: 27 Qershor 2022, 20:29

  • Share

TIRANË- Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Klevis Balliu, i cili është rreshtuar që në krye të herës në mbështetje të Sali Berishës dhe ‘Foltores’ ka marrë një post në PD. Ai është emëruar si Organizimi i Partisë Demokratike, në të cilën do të jetë përgjegjës për organizimin e strukturave të PD.

"Klevis Balliu është emëruar shef Organizimi i Partisë Demokratike. Ai do të jetë përgjegjës për organizimin e strukturave të PD.

Pak ditë para protestës së 7 korrikut, Balliu, një ish-deputet i njohur për angazhime të forta në mbështetje të protestave dhe lëvizjeve qytetare, merr detyrën e re në strukturën organizative.

Balliu është autor i librit “Misioni i Unazës”, një prej betejave të Partisë Demokratike ku ai kishte një rol protagonist”, thuhet në njoftimin e bërë nga PD.

Klevis Balliu ishte një nga deputetët i cili e shndërroi si një kauzë personale protestën e banorëve të ‘Astirit’, mirëpo pavarësisht impenjimit të tij, ku çdo pasdite ishte me qytetarët, Lulzim Basha e la jashtë listës për deputet. Kjo shtoi edhe pakënaqësinë e Balliut, i cili u rreshtua në krahë të kritikëve të ish-kryedemokratit. Tani më, mbështetja e tij ndaj Berishës, duket se është shpërblyer duke marrë një post në PD.

B.K./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Ben: 29/06/2022 00:00

    Si eshte Pd-ja,si spital psiqiatrik,ku çdo idiot e gjen veten fiks.Edhe Klevisi,u fut ne vathen e vet.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?