Mbushën Skraparin me kanabis, GJKKO lë në fuqi të gjitha masat e sigurisë, 16 në burg, 4 arrest shtëpie dhe 3 'detyrim paraqitje'

9 Janar 2021, 13:03| Përditesimi: 9 Janar 2021, 13:28

  • Share

GJKKO ka lënë sot në fuqi të gjitha masat e sigurisë për 16 të arrestuarit nga operacioni "Gjegrova" në Skrapar.

Janë dhënë 16 masa sigurie "Arrest në burg", 4 masa sigurie “Arrest në shtëpi”, 3 masa “Detyrim paraqitjeje”.

“Arrest shtëpie për Neritan Naskën”, shefi i policisë Poliçan

“Arrest me burg” për policët Klement Zeqo, Bardhyl Çela e Astrit Duro

“Arrest shtëpie” për Kreun e Nj. Adm Tërpan, Edmond Zotko

“Arrest shtëpie” për kryeplakun e Fshatit Çorrogjafë, Fatos Lamaj

“Arrest me burg” për Arben Leklin, Sefedin Dokajn, Alban Bendon, Teki Dushon

“Arrest me burg” për Fation Beshirin, Selfo e Esmrald Kaposhin

“Arrest me burg” për Zylyftar Zhijdran, Ilia Ballon, Olgert dhe Elson Dusho

“Arrest me burg” për Teki Dushon dhe detyrim paraqitje për Fuat Dushon

“Detyrim paraqitje” për Enver Muçajn dhe Ilir Shimin

“Arrest me burg për Altin Sulën dhe Redjan Shimin

“Arrest në shtëpi” për Anxhela Beshirin


Lajmi kryesor:

Ekskluzive/ Skrapari i 'mbuluar' nga droga, Report Tv zbardh dosjen: Të gjitha përgjimet, bisedat e policëve me trafikantët, që u vidhnin kanabisin njëri-tjetrit


K.T.//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?