Foto ilustruese

Kronikë

Mbushën pyllin me kanabis, shpallen në kërkim dy vëllezërit nga Gramshi

12 Gusht 2021, 14:33| Përditesimi: 12 Gusht 2021, 14:35

  • Share

GRAMSH- Dy vëllezër janë shpallur në kërkim nga policia në Gramsh pasi dyshohet se kanë kultivuar bimë narkotike. Policia ka shpallur në kërkim vëllezërit Fabjon Selimi 30 vjeç dhe Alfred Selami 27 vjeçs, banues në fshatin Gribë të Gramshi.

Të dy vëllezërit në një zonë të pyllëzuar në fshatin Gribë, kishin kultivuar 338 rrënjë kanabis. Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprime të mëtejshme.

Edhe në Fier është goditur një rast i kultivimit të kanabisit dhe armëmbajtjes pa leje. Policia ka arrestuar Durim Nazëraj i cili kishte kultivuar 15 bimë në oborrin e banesës dhe Bashkim Nazëraj pasi kishte kultivuar ne oborrin e banesës 10 bime dhe ju gjet edhe një armë gjahu pa leje.

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?