Mbushen konviktet në Vlorë, studentët: Shtëpitë me qira këtë vit janë shumë shtrenjtë

19 Tetor 2023, 19:33| Përditesimi: 19 Tetor 2023, 19:40

  • Share

Rritja e qirave të shtëpive ka drejtuar studentët drejt qytezës studenti ne Vlore.

Aktualisht janë regjistruar 282 studentë nga 300 që është kapaciteti maksimal.

“Kushtet në godinën e restauruar tek godina e vajzave janë shumë të mira dhe ndaj ka më shumë interes”, tha n/drejtoresha e konvikte Ramona Jaho.

Ndryshe nga vitet e tjera, kur interesi ishte i ulët këtë vit studentet janë drejtuar konvikteve pasi nuk mund të përballojnë çmimin e shtrenjtë të shtëpive me qira.

“Çmimi i qirave është rritur shumë ndaj zgjodha konviktin. Vij nga një fshat I Roskovecit dhe kushtet këtu janë shumë të mira”, tha studentet.

Po kështu nga agjentët imobiliare konfirmohet se çmimet e apartamenteve me qira janë rritur ndjeshëm në qytetin bregdetar. Nga 200 euro që ishin vitin e kaluar, sot një apartament 1+1 në qendër shkon mesatarisht 250 euro në muaj. Akomodimi në konvikt kushton 55 mijë lek në vit për vajzat dhe 35 mijë lek në vit për djemtë.

SI.E.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria hap negociatat me BE për kapitullin 1, kur do ndodhë integrimi?