Martina Scialdone dhe vendngjarja, Itali

Mbronte të drejtat e grave të dhunuara në Itali, avokatja vritet me armë para një restoranti nga ish-partneri! Shkak xhelozia

14 Janar 2023, 15:24| Përditesimi: 14 Janar 2023, 15:25

  • Share

ITALI- Një 35-vjeçare italiane është vrarë mbrëmjen e djeshme në Romë nga ish-partneri i saj pas një debati. Episodi ndodhi përpara një restoranti në rrugën "Amelia", në lagjen "Appio Latino". Viktima, Martina Scialdone, me profesion avokate ishte duke debatuar me ish-partnerin, duke dashur që t’i shmangej ajo u mbyll brenda tualetit të restorantit , por ish-partneri e bindi të dilte jashtë ku dhe e qëlloi disa herë me armë.

Për hetuesit motivi i ngjarjes së rëndë është xhelozia.

“Martina donte të ndahej, kishte frikë”, tha në dëshminë e sa, fqinja e viktimës.

Autori kryesor i dyshuar i vrasjes, një 61-vjeçar u përpoq fillimisht të arratisej, por u arrit menjëherë të kapej nga policia në periferi të Romës. Martinaj ishte një avokate që merrej me çështjet e grave të cilat ishin viktima të dhunës.

"Martina kishte frikë" “Martina Scialdone ishte një vajzë e mirë, kishte studiuar, ishte bërë juriste dhe vlerësohej shumë”. Ky është kujtimi i Maritës, fqinjës së 35-vjeçares së vrarë nga ish-partneri i saj gjatë natës në Romë.

S.C/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?