Afro 60 vite vite punë mbi supe nuk e kanë kërrusur zanatçiun krutan, Haxhi Neziri. E gjejmë si çdo ditë në punishten e tij, duke riparuar këpucë, por pak kush e di se xha Haxhiu është dhe opingbërërs.
“Për herë të parë kam mësuar të bëj opinga që bëhen me gomat e makinës. Shiteshin nga 4-5 palë në ditë në kohën e diktaturës”
Haxhi Neziri, na tregon se mësoi të bënte opinga, me gomat e vjetra të makinave, në moshën 18-vjecare dhe deri në vitet ’90 punoi në ndërmarrjen artizanale. Me rënien e diktaturës, hapi dyqanin e tij në lagjen e vjetër “Abaze” të Krujës.
“Këto opinga rrojnë 1 deri në 2 vite. Kur ndërroi sistemi bleva një dyqan timin, ku punoj dhe sot”
Opingat, të llojeve horari dhe vaketi, që përdoreshin nga çobanët në male dhe punëtorët e guroreve. Ai nuk nguron të na tregojë proçeset e punës që nga prerja e gomave, të cilat i riciklon e deri tek qepja e e tyre.
“Do të presim gomonën e gozhdoj me thumba, më duhen 8 orë për ta qepur”, tha ai.
Sot Haxhi Neziri riparon këpucë, ndërsa opingat kërkohen shumë rrallë, madje thotë se palën e fundit e ka shitur para 1 viti.
“Kishin qejf turistët për të parë punën tonë dhe na kanë blere dhe opinga, por rrallë, palën e fundit e kam shitur para një viti. Tani merrem vetem me riparime”
77-vjeçari mban familjen me këtë zanat, të cilin ia ka trashëguar dhe të birit.
G.MO//ReportTv.al“Kam tre fëmijë, djalit ia kam mësuar zanatin, tani punon në fasoneri, kur të ngelem unë, do më zëvendësojë djali se dyqanin e kam timin. Ky zanat rehat nuk të bën por pa bukë nuk të le, mban shtëpinë, jeton normalisht”.