Mbrojtja e fëmijëve nga dhuna seksuale, përfaqësuesi i UNICEF: Të mbrojmë të miturit! Soreca: Abuzimi ndaj tyre është dështim i të gjithëve

28 Shtator 2020, 21:21| Përditesimi: 28 Shtator 2020, 21:29

  • Share

Dhuna ndaj fëmijëve, veçanërisht dhuna seksuale, është një nga format më të këqija të abuzimit. Ditën e sotme UNICEF organizoi një fushatën e sensibilizimi me qëllim mbrojtjen e fëmijëve nga dhuna dhe kryesisht edhe nga dhuna seksuale.

Roberto De Bernardi, përfaqësuesi i UNICEF në Shqipëri zbuloi se qëllimin e kësaj fushate është mbrojtja e fëmijëve.

"Në thelb të mandatit tonë është që të mbrojmë fëmijët nga të gjitha format e abuzimit dhe nga të gjitha format e dhunës. Por, ama kjo është diçka që nuk do të arrihet nëse aktorët që janë të përfshirë në jetën e fëmijëve, të gjithë qeveri, qeveri vendore, të gjithë institucionet e tjera përgjegjëse nuk ndërmarrin angazhimet e tyre dhe nuk ndërmarrin veprimet dhe masat përkatëse për t'i mbrojtur fëmijët dhe të drejtat e tyre", deklaroi përfaqësuesi i UNICEF Roberto De Bernardi.

Ndërsa Ambasadori i BE-së, Soreca u shpreh se abuzimi seksual i fëmijëve është dështim i të gjithëve.

"Është detyrë kolektive e jona, është roli ynë kolektiv që ne t'i bëjmë ata të ndihen se mund të flasin me secilin prej nesh. Mesazhi im i parë që kam për ju është që të jeni gjithmonë vigjilentë. Fuqizojini fëmijët. Pra ju si prindër dhe ndoshta ky është edhe mesazhi më i vështirë, duhet t'u mësoni fëmijëve tuaj që ata kanë të drejtën të thonë JO", u shpreh Soreca.

 Muajt e fundit janë shtuar rastet kur është abuzuar seksualisht ndaj të miturve.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?