Madonna

'Mbretëresha e pop-it' Madonna pranon se ka bërë operacione plastike, ja cila është aryeja

21 Shkurt 2023, 15:59| Përditesimi: 21 Shkurt 2023, 16:03

  • Share

Mbretëresha e popit Madonna ka pranuar se ka bërë operacione plastike, përmes një postimi në llogarinë e saj personale në Twitter. Madonna e ka krijuar imazhin e saj të një gruaje të guximshme në jetën reale, por edhe në skenë dhe nuk ka frikë të tregoj të vërtetat e saj në mënyrën më të sinqertë të mundshme, por mesa duket ka diçka që e shqetëson dhe ajo është mospranimi i viteve dhe ndryshimet që ndodhin në fizik. Këngëtarja pranoi që ka bërë operacione plastike pas një sëre komentesh në rrjete sociale që e pyesnin përse ishte ënjtur fytyra e saj në daljen e saj skenike në ndarjen e çmimeve Grammy.

Më pas, këngëtarja postoi një foto të saj me një xhaketë të zezë, bisht dhe një kapele të zezë ku shkroi poshtë fotos  “Shikoni sa e lezetshme jam tani që ënjtja nga operacioni është ulur. Lol.”, ka shkruar ajo në mbishkrimin e postimit.

Natyrisht, këngëtarja nuk ka treguar saktësisht se çfarë lloj operacioni ka bërë dhe kur i është nënshtruar. Kujtojmë se reagimet për paraqitjen e saj të fundit zyrtare ishin intensive pasi shumë e konsideruar një Madonna të panjohur.

“Madonna nuk duket tamam si Madonna. Madona duhet të ndalojë së kryeri operacione plastike dhe të pranojë faktin që po plaket. Është thuajse e panjohshme në këtë pikë”, ishin disa nga komentet kritike që mori për pamjen e saj. Kujtojmë se reagimet për paraqitjen e saj të fundit zyrtare ishin intensive pasi shumë e konsideruar një Madonna të panjohur.

 

F.D/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?