Vidal në prezantim

'Mbreti' Vidal rikthehet te Colo-Colo, shfaqje me helikopter dhe kuaj në stadium (VIDEO)

2 Shkurt, 11:23
  • Share

Futbollisti i Kombëtares së Kilit, Arturo Vidal është rikthyer te ish-skuadra e tij e fëmijërisë, Colo-Colo. 36-vjeçari është prezantuar para tifozëve të ekipit kilian dhe ka befasuar të gjithë me mënyren se si e bëri diçka të tillë.

Vidal fillimisht mbërriti në stadium me një helikopter dhe më pas hipi mbi kalë si të ishte mbret, ashtu siç ka edhe nofkën. Kujtojmë që ish-mesfushori i Bayern Munich, Juventusit, Interit e shumë skuadrave tjera te Colo-Colo luajti gjatë viteve 2005-2007, për t'u rikthyer pas 17 vitesh në vendlindje.

 

S.DH/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?